Rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës vendosen në muret e Kuvendit të Kosovës

Saranda Bogujeci ua ka shpërndarë të gjithë deputetëve nga një zarf me rrëfimet e grave të dhunuara.

Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, në Kosovë është shënuar me aktivitete të shumta.

Ndër to edhe lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e shënimit të kësaj dite është bërë edhe Kuvendi i Kosovës.

Deputetja Saranda Bogujevci ua ka shpërndarë të gjithë deputetëve nga një zarf me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës.

https://kallxo.com/behu-zeri-im-fushata-per-te-mbijetuarit-e-dhunes-seksuale/

Derisa, me propozimin e koleges së saj nga PDK-ja, Ganimete Musliu, rrëfimet e grave të dhunuara i kanë vendosur në murin e sallës plenare të Kuvendit në mënyrë që, siç tha ajo, të jenë pjesë e tyre.