Arkiv - Gjykimi ndaj Milaim Zekes dhe dy te tjereve per mashtrimin me viza - 08.04.2019

Rrëfimet e dëshmitarëve për mashtrimin me viza pune në gjykimin ndaj Milaim Zekës dhe dy të tjerëve

Bekim Mikullovci, Kastriot Aliu, dhe Kastriot Brahimi kanë dhënë dëshmitë e tyre në gjykimin për mashtrim me viza gjermane, shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, ndaj të akuzuarve, Milaim Zeka, Ilir Krasniqi, dhe Edmond Kërliu.

Dëshmitari Bekim Mikullovci tha se ditën kur kishte shkuar për të aplikuar për vizë në zyrën e “Ilir Krasniqi OP”, kishin qenë rreth 50-60 persona duke pritur në radhë.

Ai tregoi se 1050 euro i kishte paguar për marrëveshjen që e kishin lidhur me zyrtaren e të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe sipas tij pasi që do pajiseshin me vizë pune do t`i duhej t`i paguante edhe 2000 euro.

Dëshmitari Mikullovci më tej shtoi se në rast se viza do t`i refuzohej, atij i ishte thënë se shuma prej 750 euro do t`i kthej.

Sa i përket kontratës së punës që kishte nënshkruar në zyrën e të akuzuarit Iliri Krasniqi, ai tha se kopja fizike e kontratës nuk ju kishte dhënë, vetëm ju kishte lejuar ta fotografojë.

Ai tregoi se edhe Milaim Zekën e kishte parë duke hyr e duke dal në zyrën e Ilir Krasniqit, por që me të nuk kishte pasur asnjë kontakt.

Edhe dëshmitari Kastriot Aliu, tha se kishte paguar shumën prej 1050 euro për t`u pajisur me vizë, dhe sipas tij asnjëherë nuk ishte pajisur me të, e  për të hollat të cilat  i kishte paguar ai tha se asnjëherë nuk i janë kthyer prapa.

Kurse dëshmitari Kastriot Brahimi, tha se për këtë agjension ishte njoftuar përmes rrjetit social, portalit online “Pa rrotulla”, dhe se pagesën fillestare e kishte bërë 50 euro, ndërsa kur e kishte nënshkruar kontratën deklaroi se kishte paguar shumën edhe prej 500 eurove.

Katër dëshmitarët që dhanë dëshminë e tyre në seancën e sotme, treguan se nuk ishin pajisur asnjëherë me viza pune, dhe gjithashtu kërkuan që dëmi t’iu kompensohej.

Gjykimi ndaj Milaim Zekes dhe dy te tjereve per mashtrimin me viza – 08.04.2019

 

https://kallxo.com/milaim-zeka-dhe-dy-te-akuzuarit-tjere-perballen-me-deshmitaret-qe-paguan-mijera-euro-per-viza-qe-nuk-i-moren-kurre/