Foto: Ilustrim

Rrahje me Shufër Metali e Sëpatë në Vushtrri

Gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa dyve nga ta u është caktuar masa e ndalimit policor, pas një rrahjeje mes vete që rezultoi me katër persona të lënduar.

Policia e Rajonit të Mitrovicës njoftoi në raportin e përditshëm se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike dhe një sëpatë.

Sipas hetimeve, incidentit dyshohet t’i ketë paraprirë një fjalosje për një mosmarrëveshje të mëhershme ndërmjet gjashtë personave të dyshuar.

Ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për lëndim trupor.

Pas procedurave intervistuese, katër nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e ndalimit policor.

KALLXO.com shkroi edhe më herët për rrahje të tilla si kjo e mbrëmshmja ku u përdorën sëpatat.

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-sulmon-dy-persona-sepate/

http://kallxo.com/arrestohet-per-sulm-me-sepate/

http://kallxo.com/arrestohet-pasi-kercenoi-gruan-sepate/

http://kallxo.com/perleshje-thike-dhe-sepate-ne-dragash/

http://kallxo.com/e-godet-viktimen-me-sepate-se-i-preu-malin/