Ilustrim

Rrahje për pronë në Suharekë

Tre persona janë arrestuar pas një rrahje masive në Suharekë.

Dy persona janë rrahur me katër persona të tjerë dy ditë më parë në Suharekë.

Sipas policisë, rrahja erdhi si pasojë e një kontesti pronësor. ndërsa ngjarja ka ndodhur në fshatin Sopi të Komunës së Suharekës.

Në raportin ditor të policisë thuhet se lëndime të lehta kanë pësuar katër persona dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.