Foto: Ilustrim

Rrahje për Mospagim të Parkingut

Një person është arrestuar mbrëmë nga Policia në Prizren dhe është dërguar në mbajtje pasi e kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rr. “Edit Durham” rreth orës 22:30.

Sipas Policisë, rrahja ka ndodhur në parking të qytetit shkaku i një mospagimi.

Policia njofton se një person ka sulmuar një person tjetër, të cilit i ka shkaktuar lëndime në hundë. I sulmuari pas tretmanit mjekësor është liruar, ndërsa i dyshuari në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.

Në raportin e saj Policia nuk e sqaron se kush është sulmuesi e kush i sulmuari.