Foto: Ilustrim

Rrahje në Lipjan, arrestohen pesë persona

Policia ka arrestuar pesë personale pasi të njëjtit dyshohen se kanë filluar një rrahje ku është lënduar një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Policia ka treguar se personi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa një prej të dyshuarve është liruar në procedurë të rregullt.