Rrahje në Lipjan, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar dje në Lipjan për përfshije në një rrahje dhe përdorim të armës.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuari pas një mosmarrëveshje janë përfshirë në rraje në mes vete, dhe gjatë përleshjes si pasojë e përdorimit të armës, lëndime t trupore kanë pësuar dy nga të dyshuarit, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar një armë automatike, prodhim kinez me karikator pa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.