Rrahje në “Kodrën e Trimave”

Dy persona kanë marrë pjesë në një rrahje në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj i tha KALLXO.com se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa shtoi se personat e involvuar janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 16:00 në rrugën “Fahri Fazliu” ka ndodhur një rrahje. Policia me të marrë informacionin ka dalë në vendin e ngjarjes. Dy persona njëri i dyshuar dhe tjetri viktimë janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti- Haziraj për KALLXO.com.