Ilustrim

Rrahje në Gjakovë, një personit i thyhet nofulla

Një rrahje mes katër personave, përfundoi me një nofull të thyer të njërit prej viktimave.

Policia ka njoftuar se mbrëmë në Fshatin Planqor, të Komunës së Gjakovës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar.

Të dyshuarit njërit prej viktimave i kanë thyer nofullën.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa policia në raportin ditor nuk ka njoftuar për të arrestuar.