ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Rrahje në burgun e Dubravës

Një rrahje është raportuar të ketë ndodhur dje në burgun e Dubravës.

Policia ka njoftuar se rrahja mes tre të dyshuarve ka ndodhur rreth orës 15:00.

Në njoftim thuhet se dy të dyshuar kanë sulmuar fizikisht viktimën, i cili si pasojë e lëndimeve trupore ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e burgut.

Me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti.