Foto: Ilustrim

Rrahje Mes Vëllezërish në Malishevë

Policia në Malishevë ka arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht. Si pasojë e kësaj përleshjeje të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Dy të arrestuarit, sipas raportit të përditshëm policor, janë vëllezër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Këtë rast Policia po e trajton si “dhunë familjare dhe lëndim i lehtë trupor”.