ILUSTRIM - Polic i Kosovës- foto: Fatrion Ibrahimi -KALLXO

Rrahje mes tre personave në Gjilan për shkaqe pronësore

Në fshatin Lladovë të Komunës së Gjilanit janë arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje pronësore, janë rrahur mes veti.

Dy të dyshuar kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.