Rrethrrotullimi në Shirokë, Foto: Komuna e Suharekës/Facebook

Rrahje mes të miturve në Suharekë

Policia ka njoftuar se një i mitur ka rrahur një të mitur tjetër mëngjesin e 10 prillit në Prizren.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe Zëdhënësin e Policisë në Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se ngjarja ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Suharekë.

Policia ka sqaruar se pas një mosmarrëveshje mes të dy të miturve, i dyshuari i mitur ka rrahur viktimën të miturin.

Sipas policisë, viktima i mitur ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Palët janë intervistuar në prezencën e prindërve dhe me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.