Burgu i Dubravës - Foto: Ilustrim
Rrahje mes të burgosurish në Burgun e Dubravës
23.9.2018 - 12:15
Policia njofton se dy të burgosur kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Burgun e Dubravës dje rreth orës 11:15.
Sipas raportit të Policisë, palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si lëndim i lehtë trupor.