Ilustrim

Rrahje masive mes të miturve në Pejë

Dy të mitur janë lënduar, pas një rrahje masive me tre persona të tjerë në Pejë, ku dy prej sulmuesve gjithashtu ishin të mitur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas rrahjes viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.