Rrahim Pacolli - Foto: Facebook/Rrahim Pacolli

Rrahim Pacolli tregon a do të kyçet në parti të tjera

Rrahim Pacolli pak orë më herët e bëri publike dorëheqjen e tij nga posti i sekretarit organizativ të Aleancës Kosova e Re dhe nga kjo parti.

Përmes një statusi në Facebook, Rrahim Pacolli tha se arsyet e dorëheqjes nga kjo parti janë krejtësisht personale.

Ai për KALLXO.com tha se ka disa çështje familjare e nuk po mundet t’i kushtojë kohë partisë.

“I kam disa çështje familjare të cilat nuk mundem me i lanë anash. Në anën tjetër, pozita e sekretarit të partisë kërkon angazhim dhe aktivitet të madh, e s’po mundem me u marrë më të. I kam njoftuar për dorëheqje”, tha Pacolli për KALLXO.com.

Ditë më parë, kur qarkulluan lajmet se kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është ftuar nga Haga për të dëshmuar, Pacolli kishte publikuar një fotografi me Veselin, ku kishte shkruar “Pas njerëzve të mëdhenj qohet shumë pluhur…”

I pyetur nëse do të kalojë në PDK, Pacolli tha se nuk do të merret me politikë, ndërsa thotë se Kadri Veselin e ka vetëm mik.

“Jo, s’bëhet fjalë. Kadri Veselin e kam mik, qysh e kam edhe Ramush Haradinajn edhe politikanë të tjerë. E gjithë kjo është për çështje personale/familjare”, tha tutje Pacolli për KALLXO.com.

https://kallxo.com/rrahim-pacolli-jep-doreheqje-nga-akr-ja/

www.kallxo.com