Sokol Zogaj, drejtor i ShKK. Foto: KALLXO.com

Rrahet Drejtori i Burgjeve, Sokol Zogaj

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, është sulmuar sot në orën 7 të mëngjesit, para banesës së tij në Prishtinë nga persona të panjohur.

KALLXO.com mëson se Zogaj ka marrë lëndime nga ky sulm dhe aktualisht gjendet në Qendrën Emergjente në QKUK në trajtim mjekësor.

Mësohet se sulmuesit kanë qenë të maskuar.