FOTO:Ilustrim

Rrahën nënën dhe dy vëllezërit, arrestohen dy vëllezër tjerë në Malishevë

Katër vëllezër dhe nëna e tyre janë përfshirë në një mosmarrëveshje në Malishevë.

Dy nga vëllezërit dyshohen se kanë rrahur nënën dhe dy vëllezërit tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Malishevë.

Nëna dhe dy djemtë e saj të cilat u rrahën nga dy djemtë e tjerë kanë pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit. Pas intervistimit të dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.