Foto: Ilustrim

Rrah dhe Kërcënon me Vrasje Bashkëshorten

Policia njofton ka arrestuar dy meshkuj në Prishtinë, pasi që njëri prej tyre ka rrahur bashkëshorten e tij, të cilën e ka kanosur me vrasje.

Po ashtu, i dyshuari i ka kanosur edhe familjarët e vet.

Viktima e këtij rasti, që ka ndodhur dje rreth orës 13:40, është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencë.

Ndërsa, njësitet policore nga të dyshuarit kanë konfiskuar tri revole, njëra e tipit “HS-9×19” me 5 fishekë, dhe dy  “TT” 7.62 mm, me 11 fishekë, dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.