Romaja Kërkon të Vërtetën për Varrezat

“Qytetarët e fshatit Romajë e kanë përjetuar rëndë këtë ngjarje dhe u bëjmë thirrje mediave dhe politikanëve që të jnë të kujdesshëm në dhënien e deklaratave, pasi që ndikojnë negativisht në ftohjen e marrëdhënieve ndërfetare,” thuhet në reagimin e Kryesisë së Fshatit.

Kjo kryesi bën me dije se raportet me pjesëtarët e besimit katolik të fshatit dedaj i kanë shumë të mira.

“Romaja dhe populli i saj janë të njohur me dekada për diversitet ndërfetar, e sidomos me pjesëtarët e besimit katolik që jetojnë në fshatin Dedaj,” vijon reagimi.

Kryesia thotë se varrezat ka mundur t’’i dëmtojë edhe era.

“Në bazë të dëshmive të banorëve të fshatit është konstatuar se shumë varreza edhe të konfesionit mysliman janë dëmtuar nga era, pasi pozita gjeografike ku ndodhen varrezat është e ekspozuar ndaj erërave të forta,” shpjegohet në reagim.

Kryesia e fshatit kërkon të vërtetën për dëmtimin e varrezave.

“Kërkojmë nga organet e hetuesisë që të ndërmarrin masa urgjente në mënyrë që sa më parë të zbulohet e vërteta në lidhje me këtë rast<” përfundon reagimi.

Dëmtimin e varrezave katolike në Romajë e dënuan sot Presidentja Atifete Jahjaga dhe Qeveria e Kosovës.