Shpyllëzimi është ndër problemet kryesore mjedisore në Kosovë | Foto: WIkimedia

Roja e pyllit akuzohet se mori 50 euro ryshfet

Perica Niçiq, roje pylli nga Graçanica po akuzohet se mori ryshfet 50 euro për të mos dhënë tiketë për bartjen e drunjve pa leje.

Niçiq ishte paraparë të gjykohej sot, mirëpo seanca u shty për shkak se anëtarit të trupit gjykues i kishte vdekur daja si dhe nuk kishte mundur të sigurohet prania e dëshmitarëve.

Në seancën e sotme ishte paraparë të dëgjoheshin dëshmitarët Liridon Hasimi dhe Blerim Mizinolli.

Para se të shtyhej seanca gjykatësi Hamdi Ibrahimi, lidhur me dëshmitarin Blerim Mizinolli njoftoi prokuroren se kishtë marrë njoftim nga Policia se dëshmitari në fjalë nuk bënte më pjesë në Policinë e Kosoëvs dhe se i njëjti po jeton dhe punon në Gjermani.

Prokuroria  në Prishtinë me datën 15.12.2016, kishtë ngritur aktakuzë ndaj Perica Niçiq për veprën penale marrje e ryshfetit.

Në bazë të aktakuzës me datëën 07.10.2016, rreth 18:40 në fshatin Dobratin, Komuna e Graqanicës, si roje pylli në Drejtorinë e Pylltarisë në Lipjan ka kërkuar dhe pranuar përfitim për vete në shumë prej 50 euro nga i dëmtuari Sabri Rashiti për të mos i shqiptur fletëparaqitje për bartjen e druve pa leje.

Sipas aktakuzës, i dëmtauri kishte shkuar në shtëpinë e të akuzuarit për t’i dhënë paratë, ndërsa paratë doli për t’i marrë  djali i tij Gligorije Niçiq të cilat i futi në xhep.

Tutje, sipas prokurorisë një polic me rroba civile e ndalon pasi e kontrollon i gjejnë 50 euro i njëjti  shoqërohet për në stacion policor e pastaj edhe vetë i akuzuari.

Shqyrtimi gjyqësor u shty për datën 17.10.2019.