Autostrada Prishtine - Hani i Elezit Foto: KALLXO.COM

Riza Shillova konfirmon se policia nuk ka hetim për 53 milionët e autostradës

Policia e Kosovës nuk ka filluar ndonjë hetim në lidhje me 53 milion euro të ndara nga Qeveria e Kosovës për punimet në autostradën Prishtinë- Han i Elezit e njohur ndryshe edhe si autostrada “Arbën Xhaferi”.

Në një konferencë për media, Drejtori për Hetime në Policinë e Kosovës, Riza Shillova ka thënë se rasti i 53 milionëshit të ndarë nga Qeveria e Kosovës nuk është në mesin e rasteve të cilat po hetohen.

“Për të gjitha rastet të cilat janë duke u hetuar ose për të cilat policia ka filluar hetime dhe ka marrë veprimet hetimore janë publikuar, në mesin e këtyre rasteve nuk janë këto raste për të cilat po flisni”, ka thënë Shillova.

Ai tutje ka shtuar se është përgjegjësi e policisë dhe prokurorisë që të shikoj, analizoj dhe të mbledh informacione, por mbledhja e informacioneve sipas Shillovës nuk do të thotë që ka hetim formal sepse hetimi formal sipas tij fillon me një vendim për fillim të hetimeve.

“Ne në bashkëpunim me prokurorinë e informojmë publiku sa herë që fillojmë ndonjë hetim ose kemi veprime hetimore në raport me raste të tilla”, u shpreh Shillova.

Me pesë qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel Enkan” për autostradën e Shkupit.

Dy ditë më vonë, Prokuroria e Shtetit kishte filluar të mbledhë  të dhëna për të parë nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale e cila mund të ndiqet sipas detyrë zyrtare, në lidhje me ndarjen e 53 milionë eurove për Konsorciumin “Bechtel & Enka” nga Qeveria e Kosovës.

https://kallxo.com/zyrtare-prokuroria-mbledh-informacione-per-ndarjen-e-53-milioneve-per-bechtel-enka/?fbclid=IëAR2QChEZbqjkG0VSyLzxXkA7sc4s2MBiOj7XKn2yëJzYCMjDXHr6ËTmzcgë

Mirëpo,  këto para shtesë të aneks-kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” ende nuk janë derdhur në buxhetin e këtij konsorciumi, ndërsa në planifikim buxhetor për vitin 2019 është paraparë pagesa e kësaj ‘gjobe’.

https://kallxo.com/gjnk/qeveria-ende-se-ka-paguar-53-milionshin-per-bechtel-enka-n/?fbclid=IëAR3uQgIEY9fëtQdR-5qmTjYFy5FE5bP9zkkc_Rpp2mUHUiZcoc1BËI7tQyA