Rita Ora

Rita Ora në Takim te Ramush Haradinaj

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Rita Ora pritet që nesër të performojë për nder të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi të zyrës së kryeministrit Haradinaj, ky i fundit do të takohet me këngëtaren Ora në ndërtesën e qeverisë në orën 15:15.

Këngëtarja kosovare, Rita Ora para pak ditësh ka konfirmuar ardhjen e saj në Kosovë për nderë të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ajo është shprehur shumë e lumtur që do të jetë në Prishtinë për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë njoftim Rita Ora e ka bërë edhe në gjuhën shqipe në postimin e saj në “Facebook”.

“Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizajnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne”, ka theksuar Rita Ora.

Ora nesër do të jetë e pranishme në sheshin “Skënderbeu”, ku pritet tw performojë prej orës 22:00.