Komuna e Gjilanit, Foto: Komuna e Gjilanit

Rishpallet konkursi për mësimdhënës në Gjilan

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Gjilanit ka rishpallur konkursin për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës.

Në njoftimin që është publikuar me 7 mars thuhet se afati për aplikim është deri me 23 mars të këtij viti.

Brenda këtij vitit kjo është hera e dytë që kjo komunë ka shpallur konkursin e njejtë. Konkursi i kaluar ishte shpallur me 12 janar.

Sipas drejtorit të Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, konkursi është anuluar për shkak që komisioni vlerësues nuk ka mundur me kohë t’i publikojë rezultatet.

“Përshkak të numrit të madh të aplikantëve (600) dhe organizimi i testit me shkrim dhe intervista me gojë gjithashtu edhe festat, komisioni nuk ka arritë t’i publikojë rezultatet në afatin kohor të paraparë me UA 7/2017 dhe me rekomandim të komisionit është anuluar konkursi për t’u rishpallur”, tha ai.

Konkursi i plotë:

DREJTORIA E ARSIMIT

Në bazë të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës neni 5 pika c, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës neni 35, dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr 07/2017, për Rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik,  Drejtoria e Arsimit nё Gjilan I. rishpallë dhe  II. shpallë këtë :

 

 K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

 NË KOHË CAKTUAR

(Rishpallje)

 

  1. Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta

 

  1. SHFMU “Ibrahim Uruçi” në Bresalc
  • Një mësimdhënës i lëndës së Kimisë 14 orë
  • Një mësimdhënës klasor, zëvendësim deri më 31.08.2019
  • Një mësimdhënës klasor prej datës 11.03.2019
  • Një mësimdhënës i gjuhës gjermane me plotësim norme në SHFMU”Fetah Qerimi” dhe SHFMU”Afërdita”
  1. SHFMU “Sadullah Brestovci” në Gjilan
  • Një mësimdhënës, i lëndës së ed.fizike për 12 orë në kohë të caktuar deri më 30.06.2019
  • Një mësimdhënës, e gjuhës angleze 10 orë, pushim pa pagesë 31.08.2019
  • Një edukatore mbështetëse
  1. SHFMU “Nazim Hikmet” në Dobërqan
  • Një mësimdhënës i lëndës së Muzikës
  • Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë prej 31.03.2019
  1. SHFMU “Vehbi Ibrahimi” në Uglarë
  • Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë, deri më 30.04.2019
  • Një mësimdhënës klasor, zëvendësim pushim i lehonisë , deri më 31.05.2019
  1. SHFMU “Ramiz Cernica” në Cernicë
  • Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës gjermane plotësim norme në SHFMU”Dëshmorët e Kombit”, SHFMU”Nazmi Hoxha” dhe SHFMU”Zija Shemsiu”
  • Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut me 11 orë, plotësim norme në SHFMU”Dëshmorët e Kombit”
  • Një mësimdhënës klasor, zëvendësim vendi i drejtorit të shkollës
  1. SHFMU “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë
  • Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe për 12 orë zëvendësim pushim pa pagesë me kontratë të punës deri më 31.08.2019

 

  1. SHFMU “Agim Ramadani” në Zhegër
  • Një mësimdhënës për gjuhë gjermane, plotësim norme në SHFMU”Bajram Curri”.
  • Një mësimdhënës klasor në vend të zv.drejtorit
  1. SHFMU “Dëshmoret e Kombit” në Livoq të Ulët
  • Një mësimdhënës i lëndës së Biologjisë 16 orë
  • Një mësimdhënës i gjuhës shqipe, pushim pa pagesë deri 19.12.2019
  • Një mësimdhënës klasor, pushim i lehonisë
  1. SHFMU “Bajram Curri” në Shurdhan
  • Një mësimdhënës të ciklit klasor
  1. SHFMU “Skënderbeu” në Përlepnicë
  • Një Edukatore në Këmetovc
  • Një mësimdhënës i gjuhës angleze, pushim i lehonisë
  • Një mësimdhënës klasor, klasa e kombinuar, pushim pa pagesë prej 14.01.2019 deri 31.04.2019
  1. SHFMU “Musa Zajmi” në Gjilan
  • Një mësimdhënës klasor
  • Një mësimdhënës klasor zëvendësim pushim i lehonisë deri 13.05.2019
  • Një mësimdhënës  klasor zëvendësim pushim i lehonisë deri më 19.06.2019
  1. SHFMU “Abaz Ajeti” në Gjilan
  • Një mësimdhënës i lëndës së matematikës 13 orë plotësim norme në Gjimnazin natyror “Xhavit Ahmeti”, me kohë të caktuar
  • Një mësimdhënës klasor
  1. SHFMU “Zija Shemsiu” në Gjilan
  • Një edukatore mbështetëse
  1. Shkolla Fillore e Muzikës
  • Një mësimdhënës për lëndën e Kitarë , 10 orë
  • Një mësimdhënës për  lëndën e Trompetës 10 orë
  • Një mësimdhënës për  lëndën e pianos zëvendësim pushim i lehonisë deri 26.04.2019
  • Një mësimdhënës për  lëndën e Perkusione 10 orë
  •  Një mësimdhënës për  lëndën e violinës 10 orë, zëvendësim pushim i lehonisë deri 30.06.2019
  1. SHFMU “Vatra e Diturisë” në Livoq të epërm
  • Një mësimdhënës klasor
  1. SHFMU ”Esat Berisha” në Llashticë
  • Një mësimdhënës i gjuhës angleze 13 orë, pushim i lehonisë me kontratë deri 15.05.2019
  1. SHFMU ”Selami Hallaqi” në Gjilan
  • Një mësimdhënës klasor, pushim pa pagës prej 14.01.2019 deri 14.01.2020
  1. SHFMU ”Thimi Mitko” në Gjilan
  • Një mësimdhënës të gjuhës shqipe, zëvendësim pushim mjekësor
  • Një mësimdhënës të gjuhës shqipe, zëvendësim pushim mjekësor

 

 

 

  1. Institucioni Parashkollor

 

  1. IP “Dardania” Gjilan
  • Një Edukatore
  1. IP “Ardhmëria I” Gjilan
  • Një Edukatore
  • Shkollat e Mesme të Larta

 

  1. Gjimnazi Natyror “Xhavit Ahmeti”
  • Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës në kohë të caktuar në vend të drejtorit
  • Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut me plotësim norme në SHFMU”Mulla Idris Gjilani”, zëvendësim pushim pa pagesë deri më 30.06.2019
  • Një mësimdhënës i lëndës së gjuhës angleze 14 orë zëvendësim
  • Një mësimdhënës i lëndës së historisë me 10 orë, zëvendësim pushim pa pagesë deri më 30.06.2019
  1. SH.M.L. “Marin Barleti”
  • Një mësimdhënës i lëndës së TIK-ut për 15 orë
  1. SH.M.T. “Mehmet Isai”
  • Një mësimdhënës për lëndën e komunikacionit zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 22.06.2019
  1. SH.M.M. “Asllan Elezi”Gjilan
  • Një mësimdhënës për lëndë mjekësore, 20 orë me kohë të caktuar deri më 30.06.2019
  • Një mësimdhënës për lëndë mjekësore zëvendësim pushim i lehonisë me kontratë të punës deri më 15.05.2019
  • Një mësimdhënës për lëndë mjekësore 16 orë me kohë të caktuar deri më 30.06.2019
  • Një mësimdhënës për lëndë matematikës 12 orë plotësim norme në shkollën e muzikës

 

  1. K O N K U R S

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË LIRA TË PUNËS

 NË KOHË CAKTUAR

(Shpallje)

  1. Shkolla fillore e muzikës
  • Një mësimdhënës për lëndën e pianos 20 orë, zëvendësim pushim i lehonisë prej muajit prill
  • Një mësimdhënës për lëndën e pianos 10 orë, zëvendësim pushim i lehonisë prej muajit prill
  • Një mësimdhënës për lëndën e harpës 10 orë, zëvendësim pushim i lehonisë prej muajit prill
  1. SHFMU ”Selami Hallaqi” në Gjilan
  • Një mësimdhënës klasor, pushim pa pagës deri 01.03.2020
  1. SHFMU ”Afërdita” në Kishnapole
  • Një mësimdhënës klasor në paralelen e ndarë në Sllakovcë
  • Një mësimdhënës klasor në paralelen e ndarë në Gadish
  • Një mësimdhënës i lëndës së Matematikës, pushim i lehonisë
  1. SHFMU ”Liria” në Pogragjë
  • Një mësimdhënës i Artit figurativë 18 orë, pushim pa pagesë deri më 30.06.2019
  • Një mësimdhënës klasor në paralelen e ndarë në Llovcë
  • Një mësimdhënës klasor në paralelen e ndarë në Bilinicë, prej datës 22.04.2019
  1. SHFMU ”Vesel Muji” në Ponesh
  • Një mësimdhënës i lëndës së fizikës, pushim i lehonisë

 

  1. SHFMU ”Nazim Hikmet” në Miresh
  • Një mësimdhënës klasor në paralelen e ndarë në Bukovik
  1. Shkolla e mesme e muzikës
  • Një mësimdhënës për lëndën e pianos dhe lexim partiturave 20 orë, zëvendësim pushim i lehonisë
  • Një mësimdhënës për lëndën e pianos 20 orë, zëvendësim pushim i lehonisë prej muajit prill
  1. SH.M.L. “Marin Barleti”
  • Një mësimdhënës për lëndët e ekonomisë 20 orë, me kohë të caktuar,  vendi i drejtorit të shkollës

Kontratat e punës (përveç pushimeve të lehonisë dhe atyre të përcaktuara) lëshohen deri më 31.08.2019. Pas skadimit të këtyre kontratave për këto vende të punës, Drejtoria Komunale e Arsimit në cilësinë e punëdhënësit do të bëjë një analizë të tepricave të mësimdhënësve që mund të ketë për vitin shkollor 2019/2020, në rast se nuk paraqiten teprica të mësimdhënësve, nëpunësve të pranuar do t’iu vazhdohet kontrata e punës në ato shkolla.

Kushtet e konkursit :

Kualifikimi për mësimdhënës : kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativet të MASHT-it në fuqi.  Të gjithë kandidatët të cilët  kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës   e që konkurrojnë për këto vende të punës, duhen që diplomat e tyre ( gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në pajtim me udhëzimin administrativ të MASHT-it,, nr. 12/2018,në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Për vendet e punës në fjalë nevojiten këto dokumente: diploma mbi përgatitjen profesionale, kopja e letërnjoftimit, vërtetim mbi përvojën e punës, certifikatën e lëshuar nga sektori gjendjes civile me të cilin dëshmohet  vendbanimi i kandidatit,  vërtetimi nga gjykata kompetente se personi nuk është nën hetime. Të gjitha duhen të jenë kopje dhe nuk kthehen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarik ( 07.03.2019 deri 21.03.2019)  nga shpallja në gazeta zyrtare dhe në mjetet e tjera të informimit.

 

Komisioni do të bëjë selektim të aplikacioneve dhe në intervistë ftohen vetëm ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe në pajtim me normativet në fuqi.

Dokumentet e pakompletuara dhe ato të dorëzuara pas afatit nuk do të merren në shqyrtim.

Tё gjithë kandidatët e interesuar duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara tё dorëzohen pranë Qendrën për Shërbim të Qytetarëve nё Gjilan.

 

Sqarim:

Për këto vende të punës, kandidatët duhet t’i nënshtrohen testit me shkrim. Kandidatët të cilët gjatë testit me shkrim marrin 50% të pikëve do të ftohen në intervistë me gojë. 

Kandidatët të cilët aplikojnë më shumë se një shkollë, mund të aplikojnë vetëm me një formularë të aplikimit duke i cekur  emrat e shkollave ku aplikon.

Për kohën dhe vendin e mbajtjes së intervistave, kandidatët  do të informohen përmes njoftimit i cili do të publikohet në tabelat e objektit të Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe në objektin pranë Qendrës për Shërbim me Qytetarë, menjëherë pas mbylljes së konkursit.