Foto: Atdhe Mulla

Rinis Seanca për Demarkacionin

Pas konsultimeve rinisi seanca për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit. Në konsultime nuk mori pjesë Glauk Konjufca nga Vetëvendosje.

Pas përplasjes mes Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Avdullah Hotit, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dhënë pauzë dhe ka ftuar shefat e grupeve parlamentare për konsultime.

LDK-ja dëshiron që marrëveshja e demarkacionit të votohet pa raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit, ndërsa Haradinaj e do votimin e marrëveshjes me raportin e komisionit dhe deklaratën e presidentëve Thaçi e Vujanoviq në të.

Ende pa u ndërprerë seanca, deputeti i LDK-së Kujtim Shala tha se projektligji është në kundërshtim me marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Projektligji të cilin na ka sjellë qeveria është në kundërshtim ne marrëdhëniet ndërkombëtare. Është raporti i 2015 dhe është një raport tjetër që e quan tradhti raportin e parë”, tha Shla.

Ai deklaroi se duhet të qartësohet çka do të votohet.

“Çka po votojmë, kjo duhet të qartësohet. Unë kërkoj nga kolegët dhe nga kryeministri te prijë drejt zgjidhjes. Ne jemi shumë afër, unë besoj qe ta gjejmë atë zgjidhje”, tha Shala.

Ai kërkoi që kryeministri t’i respektojë deputetët.

“Edhe nëse e keni të pamundur të na respektosh si persona, na respekto si të zgjedhur të popullit”, tha Hoti.

Ndërsa Glauk Konjufca tha se për liberalizim vizash duhet edhe luftë kundër korrupsionit.

“Një kusht tjetër është edhe korrupsioni, e njo prej rasteve më të mëdha të korrupsionit është kthyer mbrapa, është fjala për rastin ‘Toka’, për 50 milion euro prona bëhet fjalë”, tha Konjufca.

Pas këtyre fjalëve, kryeparlamentari Veseli kërkoi “që çështjet e drejtësisë mos me u tjerrë shumë”, ndërsa ftoi për konsultime në kabinetin e tij.