Ish-kryeministri italian, Sivio Berluskoni, Foto: CNN

Rikthimi i Silvio Berluskonit në Zgjedhjet Italiane

Në moshën 81-vjeçare, Silvio Berluskoni, po bën rikthimin  edhe një herë për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Itali në muajin mars.

Manjati i medias dhe ish-kryeministri, padyshim kumbari i populizmit modern, i cili ka krijuar partinë e tij ‘Forza Italia’ 24 vjet më parë, tani po e pozicionon veten si anti-populist.

Ai ka ndërmjetësuar një aleancë të krahut të djathtë për zgjedhjet me partinë neo-fashiste ‘Vëllezërit e Italisë’, Bashkimin Anti-Europian dhe Ligën Veriore Anti-Emigrantëve.

Grupi aktualisht duket të jetë i vetmi kandidat për të fituar më shumë vota se lëvizja ultra-populiste ‘Five Star’(M5S), e themeluar nga komediani, Beppe Grillo.

Të hënën, Berluskoni fluturoi në Bruksel në një përpjekje për të shitur bllokun e tij si zgjedhje të përgjegjshme në zgjedhjet e ardhshme, njofton CNN.

Ai u takua me politikanë të tjerë të qendrës së djathtë, përfshirë Antonio Tajanin, presidentin e Parlamentit Europian dhe një anëtar të Forza Italia, dhe Jean-Claude Juncker, presidentin e Komisionit Europian, duke iu referuar postimit të vetë Berluskonit në rrjetet sociale.

Berluskoni filloi karrierën e tij si një këngëtar në anije lundrimi përpara se të bënte një pasuri të patundshme dhe të krijonte një perandori të medias që u rrit në konglomeratin ‘Mediaset’, pjesë e rëndësishme në biznesin global të medias.

Berluskoni ishte gjithashtu pronar i klubit italian të futbollit AC Milan për më shumë se 30 vjet, duke shfrytëzuar fuqinë e lojës së bukur me sloganin e tij ‘Forza Italia’, i cili kishte qenë himni i tifozëve italianë të futbollit. Në politikë, ai ka qenë kryeministër në katër qeveri italiane.