Rikthehet Ebola, merr 36 jetë

Drejtori Gjeneral për Emergjenca, Gatishmëri dhe Reagim, Peter Salama deklaroi për gazetarë në Gjenevë se vala e re e Ebolës që është shfaqur, është më e rrezikshmja deri tani, duke përfunduar me fatalitet gjysmën e rasteve të infektimit.

Megjithatë një lajm i mirë sipas tij është një vaksinë efektive e cila do të shpërndahet për të zhdukur edhe këtë valë të virusit.

Një vaksinë eksperimentale besohet se ishte ndryshimi herën e kaluar të përballjes me Ebolën, andaj shpërndarja e saj do të fillojë nga dita e sotme.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Demokratike të Kongos ka bërë të ditur se 43 raste me ethe hemorragjike janë pranuar në spitale, me 46 raste të tjera që dyshohen për infektim me virusin.

Numri i të vdekurve deri tani ka arritur në 36 qysh nga rishfaqja e virusit me 1 gusht./21Media