Ajri i ndotur në Prishtinë, më 29 janar - Foto: KALLXO.com

Rikthehet Ajri i Ndotur në Prishtinë

Cilësia e ajrit në kryeqytet sërish është përkeqësuar.

Sipas matësit të cilësisë së ajrit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ajri sonte është në kategorinë “i pashëndetshëm” [unhealthy].

Nga matja e bërë në ora 21:00, ajri ka arritur në shkallën 199 të ndotjes.

Pas shqetësimeve të ngritura te qytetarët javën e kaluar për shkak të nivelit alarmant të ndotjes së ajrit Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë të jashtëzakonshme rreth kësaj çështjeje.

Kuvendi miratoi një rezolutë për masat që duhet të merren për cilësinë e ajrit në vend.

‘Obligimet’ që Kuvendi i dha Ekzekutivit dhe Fjalët në ‘Ajër’ për Ajrin e Ndotur

Po ashtu, javën e kaluar, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, përdori rrjetin “Twitter”, për ta postuar një fotografi të shtatores së Skënderbeut në qendër të Prishtinës, me një maskë kundër ndotjes rreth kokës, për t’i kërkuar Qeverisë më shumë angazhim në trajtimin e problemit.

“E dimë se si ndihet! Ndotja është problem serioz në Kosovë dhe shpresoj që të shoh më shumë veprim të qeverisë për ta adresuar këtë problem”, kishte shkruar ai.

http://kallxo.com/protesta-e-ambasadorit-delawie-kunder-ndotjes/

Po këtë ditë, shoqëria civile kishte protestuar para Teatrit Kombëtar, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.

http://kallxo.com/sot-protestohet-per-ajrin-e-ndotur-ne-kryeqytet/