Rikonfirmon Bahtiri: Ura hapet me koncert të Shakiras

Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës së Jugut, ka deklaruar se Shakira, këngëtare e famshme botërore, do të vijë dhe të performojë në ceremoninë e hapjes së urës mbi Ibër dhe ura do ta mbaj emrin e saj.

Në IMAZH të RTK-së, ai ka thënë se ajo do ta bëjë këtë me gjithë dëshirë dhe se nuk do të ketë nevojë të paguhet, pasi që do të vijë për ta promovuar paqen.

Duke folur për hapjen ë kësaj ure, ai ka ripërsëritur se kushti i Goran Rakiqit, për ndryshim të kufijve kadastralë me hapje të urës, nuk do të merret parasysh, dhe po pret që obligimi për hapjen e urës të zbatohet.

Ai ka ftuar kryeministrin e vendit, që në vend që ta qortojë atë, kritika t’i japë Goran Rakiqit dhe të bëjë presin të bashkësia ndërkombëtare që ura të hapet.

Bahtiri ka folur edhe për zhvillimet politike, duke thënë se zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, pasi që sipas tij asnjë parti politike nuk është në pozitë që të kërkojë zgjedhje, dhe krejt deklarimet për këtë punë ai i ka quajtur të kota./RTK