RIINVEST: 80 përqind e grave në Kosovë nuk janë aktive në tregun e punës

Institutit Riinvest ka organizuar një tryezë diskutimi për fuqizimin ekonomik të grave.

Me këtë rast janë prezantuar gjetjet e hulumtimit për tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Institutin Riinvest tha se pavarësia ekonomike është një ndër faktorët kryesorë që lidhet me fuqizimin e grave.

“Problemi kryesor që i mbanë gratë jashtë punës mbetet puna jo proporcionale dhe tregu jo proporcional. Fuqizimi i grave lidhet me pavarësisë ekonomike të tyre sepse përndryshe ato do të jenë subjekt i dhunës gjinore. Ne si institut do të avokojmë që të krijohet mundësia që gratë sa më shpejtë të futën të tregun e punës”, tha ai.

Ndërsa, Nadeem Shahi zyrtar nga USAID, tha se Kosova ka shumë gra të cilat janë profesioniste për fushën e tyre por që barrierat e shumta pengojnë fuqizimin e tyre.

“Gratë e Kosovës janë të arsimuara dhe profesionalisht të përgatitura por ka barriera që e pengojnë fuqizimin e tyre. Ky raport i ri i kontribuon përpjekjeve të avokimit i thërras të gjithë që të kontribuojnë me mendje të hapur në aspektin shoqëror kulturor dhe politik”. tha ai.

Dita Dobranja prezantoi të gjeturat e këtij hulumtimi na i cili rezulton se 60 përqind e grave janë të punësuara në sektorin privat.

“Raporti prezanton të dhënat që janë mbledhë gjatë intervistimit të të gjitha grave të Kosovës ku nga 500 respodente janë përfshire gratë të punësuara të papunësuar si dhe ato jo aktive. 60 përqind janë të punësuara në sektorin privat, 28 për ind në sektorin publik ndërsa të tjerat janë të vetëpunësuar, një në tri gra në sektorin privat nuk kanë kontratë pune”, tha ajo.

Tutje ajo tha se 80 përqind e grave në Kosovë nuk janë aktive në tregun e punës.

“Në bazë të anketës më shumë se 10 përqind e grave nuk është që po mbesin jashtë punës me vet dëshirë, 80% e grave në Kosovë nuk janë aktive në tregun e punës. Është e nevojshme të rritet numri i inspektorëve sepse sektorit privat është duke vuajtur nga mungesa e inspektorëve”, tha ajo.

Ndërsa Igballe Rugova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, tregoi shqetësimin e saj se në buxhetin për vitin 2019-të nuk janë përfshirë strehimoret për gratë të cilat kanë qenë viktima të dhunës në familje,

“Nuk po harrohet Bechtel Enka, nuk po harrohen rrogat e zyrtarëve, por po harrohen strehimoret të futen në buxhet. Përkundër premtimeve përsëri ky buxhet mendon për pozitat e zyrtarëve sesa mirëqenien e qytetarëve, ne kemi nevojë për përkrahjen e të gjithëve që të shtymë këtë çështje tutje”, tha ajo.

Venera Dumekaj nga instituti RIT Kosova tregoi për pengesat e stereotipave gjinore në fuqizimin e grave në Kosovë.

“Gjysma e kësaj shoqërie është përfaqësuar jo proporcionalisht në tregun e punës. Stereotipet gjinore kanë bërë që vajzat dhe gratë që janë në tregun e punës janë në pozita të pafavorshme. Stereotipet negativë i bëjnë që të shkojnë në profesione që ia mundësojnë që ti kryejnë më mirë obligimet në familje”, theksoi ajo.