Qytetarët presin për rihapjen e vendvotimit në Abri të Epërme – Foto: KALLXO.com

Rihapet Vendvotimi në Abri të Epërme

Është rihapur vendvotimi në fshatin Abri e Epërme në qendrën e votimit me numër 0307E. Vendvotimi qëndroi i mbyllur për rreth 40 minuta, duke shkaktuar radhë të gjata të qytetarëve që kanë pritur për të votuar.

Mbyllja e një vendvotimi, nga dy sa i ka kjo qendër, erdhi si pasojë e shoqërimit në Polici të kryesuesit të vendvotimit.

Sipas vëzhguesve të KALLXO.com, dyshohet se ky vendvotim është mbyllur për shkak të mosraportimit të një rasti të fotografimit të votës nga një votues.

Policia i kishte intervistuar disa vëzhgues të këtij vendvotimi në një nga klasat e shkollës fillore të këtij fshati.

http://kallxo.com/mbyllet-vendvotimi-ne-abri-te-eperme/