Rihapet në Muzeun e Kosovës ekspozita 'Ngjyrat e shpirtit'

Organizuar nga Zyra e UN Women në Kosovë dhe Muzeu i Kosovës është hapur sot në këtë muze ekspozita “Ngjyrat e shpirtit”.

Ekspozita përfshin piktura që nuk janë shfaqur më parë dhe që janë bërë nga të mbijetuarit e dhunës seksuale, të cilat të lidhur me konfliktin e portretizojnë jetën si autorët.

Përmes artit kërkojnë paqe dhe ftojnë vizitorët për të thyer së bashku pengesat në mendjet dhe zemrat, ndërkaq ekspozita ka karakter shitës.

Qëllimi i kësaj ekspozite sipas organizatorëve është që të mbijetuarat e dhunës seksuale të shprehin veten lirshëm pa paragjykimet me të cilat përballen zakonisht, ndërsa fitimet që dalin nga shitja e pikturave do të shkojnë për autoret e tyre.

Ekspozita është e hapur deri më 18 dhjetor 2018, nga 10:00-18:00 në Muzeun e Kosovës.

Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Galerinë e artit Monte, Qendra për promovimin e të drejtave të grave, Qendra e rehabilitimit të Kosovës për viktimat e torturave, Medica Gjakova dhe Medica Kosova.

Ekspozita “Ngjyrat e shpirtit” organizohet në kuadër të projektit të UN Women perspektiva gjinore në drejtësinë tranzicionale, financuar nga Bashkimi Europian.