FOTO- Gjykimi ndaj Kujtim Zararit në Gjakovë. Kallxo.com

Rihapet gjykimi ndaj Kujtim Zararit i dyshuar për 'zarar' ndaj Musa Gjergajt

Në gjykimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj të akuzuarit Kujtim Zarari, sot ishte e planifikuar të bëhej shpallja a aktgjykimit, mirëpo pikërisht sot Gjykata Themelore e Gjakovës vendosi ta rihapë rastin.

Prokuroria Themelore e Gjakovës akuzon Kujtim Zararin se kishte larguar nga puna Musa Gjergjajn, duke mos pasur të drejtë.

Mirëpo gjyqtari i rastit Shaqir Zika, ka thënë që ky gjykim do të rihapet prapë.

Arsyeja e rihapjes së gjykimit është se do të bëhet thirrja e anëtarëve të Këshillit Drejtues, për t`u pyetur rreth marrjes së vendimit për suspendimin e Musa Gjergjajt.

Ditën e fundit të muajit me datë 31 janar, do të mbahet seanca e parë e këtij rigjykimi.

Atë dit do të dëshmojnë Gonxhe Zarari, Yllzim Dula, Atifete Haxhishabani dhe Leonora Bakija.

Kujtim Zarari ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë nga Prokuroria.

 

https://kallxo.com/del-para-gjyqit-ish-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

 

Në gjykimin e kaluar të mbajtur në dhjetor – 2018, kishin dëshmuar kolegët e tij të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

 

https://kallxo.com/gjykimi-i-kujtim-zararit-i-akuzuar-per-zararin-ndaj-musa-gjergjajt/

 

Gjykimi ishte drejtuar nga gjyqtarët Shaqir Zika, Gëzim Pozhegu dhe Diana Sina.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata e Gjakovës në muajin tetor – 2018 pas kërkesës për hedhjen e aktakuzës së mbrojtësit të të akuzuarit Kujtim Zarari, avokatit Teki Bokshi, e kishte liruar nga akuza të akuzuarin duke i’a hedhur aktakuzën e Prokurorisë.

Mirëpo, përfaqësuesi i aktakuzës prokurori Agron Matjani, kundër vendimit të Gjykatës kishte bërë ankesë në Gjykatën e Apelit, e më pas rasti kishte largimi nga puna

vazhduar.

 

https://kallxo.com/lirohet-nga-aktakuza-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

 

Për këtë rast kishte dëshmuar edhe i dëmtuari Musa Gjergjaj, i cili kishte thënë se problemet me Zararin kishin përfunduar me raste të hapura në gjykatë.

 

https://kallxo.com/ish-zyrtari-i-qkmf-se-deshmon-kunder-drejtorit-qe-e-largoi-nga-puna/

 

Sipas aktakuzës Zarari në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, duke tejkaluar kompetencat e tij e ka larguar nga puna drejtorin e Administratës së QKMF-së në Gjakovë, Musa Gjergjaj.

Aktakuza thotë se Zarari këtë vendim e ka marrë në kundërshtim me Ligjin për Shërbyes Civil të Kosovës.

I vetmi organ që mund ta largojë nga puna shefin e Administratës është kryetari i komunës-thuhet në aktakuzë.