Gjykimi ndaj Kujtim Zararit - 31.01.2019 - KALLXO

Rigjykimi i Kujtim Zararit, dëshmuan kolgët e tij të QKMF-së

Në seancën e parë të rigjykimit të drejtorit të QKMF-së Kujtim Zarari, dëshmuan anëtarët e Këshillit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Gjakovës, dëshmitarët Gonxhe Zarari, Yllzim Dula, Atifete Haxhishabani dhe Leonora Bakija.

Zarari akuzohet se në qershor të vitit të kaluar, në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, ka tejkaluar kompetencat e tij kur e ka larguar nga pozita drejtorin e Administratës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, të dëmtuarin Musa Gjergjajn.

Dëshmitari Yllzim Dula tha se kishte qenë anëtar i Këshillit Drejtues së QKMF-së.

“Kryesues i Këshillit ka qenë drejtori i cili ka pasur mundësi të delegoj kompetencat e tij te ndonjë anëtar tjetër”, tha dëshmitari Yllzim Dula.

“Vendimi i të gjithëve për suspendim ka qenë anonim që Musa Gjergjaj të suspendohet”, deklaroj Dula.

 

https://kallxo.com/rihapet-gjykimi-ndaj-kujtim-zararit-i-dyshuar-per-zarar-ndaj-musa-gjergajt/

 

Më pas dëshmitarja Gonxhe Zarari, specialistja e mjekësisë familjare në QKMF, tha se vendimet i përpilon juristja e qendrës Minire Bakija ose zyrtarja ligjore Myrvedete Domi.

Ajo tha se kishte qenë anëtare e Këshillit të QKMF-së para 3 vitesh.

Gjykimin e sotëm e udhëhoqi kryetari i trupit gjykues Shaqir Zika, bashkë me anëtarët Gëzim Pozhegu dhe Diana Sina, mirëpo aktakuzën sot e përfaqësoi prokurori për të mitur Xhavit Osmani, pasi që prokurori i rastit Agron Matjani është suspenduar nga puna.

Për këto akuza Kujtim Zarari, para gjykatës ishte deklaruar i pafajshëm.

 

https://kallxo.com/del-para-gjyqit-ish-drejtori-i-qkmf-se-ne-gjakove/

 

Ndërkaq dëshmitarja Leonora Bakija, tha se fillimi i konfliktit kishte qenë lidhur me një hapje të konkursit nga ana e drejtorit, ku më pas Musa Gjergjaj ka shkuar në zyre dhe e ka sulmuar drejtorin Kujtim Zarari.

Ajo tha se vendimin e ka marrë Këshilli Drejtues, ndërsa drejtori vetëm e ka nënshkruar vendimin.

Anëtari i trupit gjykues gjyqtari Gëzim Pozhegu pyeti dëshmitaren, se a ia ka tërhequr vërejtjen drejtorit juristja Minire Bakija që këtu ka konflikt interesi, pasi që mes tyre ka pasur mosmarrëveshje?

“Nuk më kujtohet, ka kaluar kohë”, tha dëshmitarja Leonora Bakija.

“Kur nuk është drejtori aty mbledhja e Këshillit Drejtues nuk mbahet”, shtoi dëshmitarja Leonora Bakija.

Në gjykimin e kaluar të mbajtur në dhjetor – 2018, kishin dëshmuar kolegët e tij të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

 

https://kallxo.com/gjykimi-i-kujtim-zararit-i-akuzuar-per-zararin-ndaj-musa-gjergjajt/

 

Më pas para trupit gjykues, dëshmoj edhe specialistja e stomatologjisë-preventives së fëmijëve, Atifete Haxhishabani.

Ajo tha se të gjitha vendimet i nënshkruan drejtori, ndërsa asnjë mbledhje nuk është mbajtur pa prezencën e drejtorit dhe të tjerëve.

Pastaj gjykimi për korrupsion ndaj Kujtim Zararit, me fjalën përfundimtare, ku i dëmtuari Musa Gjergjaj duke mos qenë prezent në gjykim fjalën e tij përfundimtare e kishte paraqitur me shkrim pranë gjykatës.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Kujtim Zarari avokati Teki Bokshi, kërkoi nga gjykata që i njëjti të lirohet nga akuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shpallja e aktgjykimit të këtij rasti do të bëhet nesër (E premte – 01.02.2019)

Sipas aktakuzës Kujtim Zarari në cilësinë e drejtorit të QKMF-së, duke tejkaluar kompetencat e tij e ka larguar nga puna drejtorin e Administratës së QKMF-së në Gjakovë, Musa Gjergjaj.

Aktakuza thotë se Zarari këtë vendim e ka marrë në kundërshtim me Ligjin për Shërbyes Civil të Kosovës.

I vetmi organ që mund ta largojë nga puna shefin e Administratës është kryetari i komunës-thuhet në aktakuzë.

 

https://kallxo.com/ish-zyrtari-i-qkmf-se-deshmon-kunder-drejtorit-qe-e-largoi-nga-puna/

.