Hashim Thaçi, Rifat Jashari e Ramush Haradinaj në Gllogjan - Foto: ZPRK

Rifat Jashari: Të jemi gjithmonë bashkë për t'i arritur qëllimet tona shekullore

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, në 21 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit theksoi se vetëm po të qëndrojmë bashkë arrihen qëllimet shekullore të Kosovës.

“Falë gjakut të dëshmorëve ne jemi këtu që jemi. Jo vetëm në përvjetorë po të jemi gjithmonë bashkë dhe t’i arrijmë qëllimet tona shekullore. Lavdi”, theksoi Rifat Jashari.

Epopeja e Dukagjinit filloi me një minutë heshtje në nderim të dëshmorëve të rënë.

Në këtë ceremoni, presidenti Thaçi ndau dekoratën “Hero i Kosovës” për 12 dëshmorë të rënë në Gllogjan.

Edhe kryeministri Haradinaj ndau medaljen “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” për brigadat e Dukagjinit, Shoqatat e veteranëve të luftës, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.