Riatdhesohen 29 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë

Gjatë mesditës së sotme me një avion të posaçëm janë riatdhesuar vullnetarisht 29 shtetas shqiptarë, të cilët kishin kërkuar azil në Francë.

Ministria e Brendshme e Shqipërisë dhe Policia e Shtetit edhe njëherë u kanë bërë apel të gjithë shtetasve shqiptarë që të mos tentojnë për të kërkuar azil dhe mos abuzojnë me rregullat për lëvizjen në hapësirën Schengen, si dhe të tregojnë kujdes të mos bien pre e mashtrimeve për të marrë dokumente false me qëllim përfitimin e azilit në vendet e BE-së, pasi shanset për të përfituar janë zero.

Operacionet e riatdhesimit nga Policia Kufitare në bashkëpunim me partnerët e vendeve të BE-së do vijojnë edhe në javët e ardhshme, njofton Policia e Shtetit.