Kuvendi i Kosovës

Rezoluta për "korrigjimin e kufijve" sërish sot pritet të votohet në Kuvend

Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën plenare e ku në rend të ditës janë 32 pika.

Pika e parë e seancës është votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Rendi  i ditës:

  1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  4. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  5. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Referendum,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për të drejtën ndërkombëtare private,
  11. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-079 për Efiçiencë të energjisë,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare,
  14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,
  16. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e kompensimit për një (1) anëtar të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe dy (2) anëtarëve të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona,
  17. Emërimi i kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
  19. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  20. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  21. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
  22. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
  23. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
  24. Kërkesa e GP të PSD për caktimin e kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
  25. Kërkesa e GP të PSD për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
  26. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  27. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,
  28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
  29. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
  30. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  31. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  32. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,33. Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.