Fotografi nga ndotja e ajrit në Prishtinë
Rezoluta Kundër Ndotjes Miratohet në Kuvend
01.2.2018 - 15:08
Kuvendi i Kosovës miratoi sot rezolutën në lidhje me ndotjen e ajrit.
Rezoluta u miratua pas debatit që nisi dje e vazhdoi edhe sot.
Tekstin e harmonizuar të rezolutës nga grupet parlamentare e paraqiti deputetja e PDK-së Evgjeni Dragusha-Thaçi.
Pro rezolutës votuan 73 deputetët që morën pjesë në votim.
Debati në lidhje me ndotjen e ambientit u iniciua nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe u mbështet nga 40 deputetë nënshkrues.
Ja teksti i plotë i rezolutës:
Rezoluta e propozuar nga Grupet Parlamentare të Kuvendit, pa Listën Serbe:
- Mbrojtja e ambientit të shndërrohet në prioritet shtetëror të Qeverisë së Republikës së Kosovës
- Kërkohet nga Qeveria të rishikohet dhe plotësohet me masa shtesë strategjia nacionale për mbrojtjen e mjedisit brenda 6 mujorit të parë të vitit 2018
- Të vendosen filtrat e cilësisë së duhur në termocentralet e KEK-ut deri në fund të vitit kalendarik të vitit 2018
- Të bëhet kontrolli teknik i cilësisë së karburanteve dhe gazit sipas ligjeve në fuqi dhe të sigurohen kapacitetet e duhura deri në fund të 6 mujorit të parë të vitit 2018 për të garantuar kontroll cilësor.
- Të ndahet buxhet për izolimin e ndërtesave publike, me prioritet objektet shëndetësore dhe arsimore për tu siguruar efiçiencë të energjisë dhe ngrohje të mjaftueshme dhe ambientalisht të pranueshme.
- Qeveria obligohet të shikojë mundësinë që të ndajë buxhet shtesë që do t’i shtoheshin mjeteve nga MCC, në vlerë prej 22 milionë dollarëve me qëllim që të ndihmohen projektet për efiçiencë
- Të shtohen investimet kapitale për ngrohtoren Termokos, duke siguruar fonde shtesë për dyfishimin e kapacitetit të kogjenerimit nga 140 megavatë energji termike 280 megavatë energji termike dhe të krijohet mundësi që edhe qytetet tjera të lidhen në këtë rrjet. Kjo të realizohet brenda afatit dyvjeçar.
- Të koordinohet Ministria e Mjedisit me Ministrinë e Bujqësisë, bazuar në kërkesat e komunave dhe institucioneve përkatëse, në përputhje me strategjinë e rishikuar nacionale për mbrojtjen e mjedisit, për mbjelljen e fidaneve, krijimin e hapësirave gjelbëruese dhe të shikohet mundësia me pajisjen me drunj të mençur.
- Kuvendi kërkon nga komunat ku kemi ndotje t ajrit, ti shikojnë me urgjencë subvencionimin e qytetarëve që përdorin lëndë djegëse të dëmshme, që tu mundësohet të kalojnë në mënyra më të pastra për ngrohjen
- Qeveria të merr vendim për ndalimin e thëngjillit për ngrohje në ndërtesa kolektive
- Kuvendi kërkon nga qeveria, respektivisht ministria përkatëse që investitorët të pajisen më shpejt me dokumentacion që të fillojnë ndërtimin me kapacitete të rigjenerueshme
- Të ndërmerren haap konkret për lidhjen në gazsjellës të shqipërisë, I cili krijon mundësinë e përdorimit të gazit që do të kishte përfitime mjedisore dhe ekonimike.
- Të ndërmerren hapa konret nga qeveria që tu ndimoj qyteteve të prekura nga ndotja e ajrit në ndërtimin e flotës për transport public, duke shikar edhe mndësinë e kapaciteteve për transport modern elektrik
- Të menaxhiohen efektshëm dhe të kontrollohen rigorozikisht depunitë e mbeturinave
- Kërkohet nga qeveria që të marrë masa në kontrollin teknik të automjeteve sipas ligjeve në fuqi dhe direktivave të BE-së duke vendosur theks të vecantë në cilësinë e gazrave që emetohen nga këto automjete
- Kërkohet nga qeevria repektimin e të gjitha ligjeve në fuqi që lidhen me ndotjen e ambientit
- Të kërkoht nga inspektoratet komunale dhe shtetërore që ta monitorojnë situatën në përputhje me ligjin
- Inkurajimi dhe përkrahja e projekteve creative që do tëi ishin në funskion të përmirësimit të gjendjes aktuale shqetësuse të ndotjess ë ajrit
- Në rast se qeveria e Kosovës nuk zbaton masat e propozuara, kuvendi I kosovës duhet të filloj procedurat për ndryshimin e nenit 52 të kushtetutës së kosovës, në mënyrë që e drejta në ajr të pastër dhe në ujë të pastër të përfshihet si e drejtë e njeriut e garantuar me kushtetutë.