Rexhep Selimi, VV

Rexhep Selimi: Mbi trupin e shtrirë dhe të përkulur të Thaçit kalon shumëçka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi përmes një postimi në facebook ka reaguar për deklaratën e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufijve.

Në Samitin e Diasporës, i cili është mbajtur dje në Tiranë, Thaçi duke folur për ndryshimin e kufijve është deklaruar duke thënë se “për ndarjen e Kosovës dhe ekzagjerimin e temave të tilla janë ata që e kanë ndihmuar Sllobodan Millosheviqin, janë miqtë e Milan Radojciqit”.

Në lidhje me këtë deklarata Selimi ka shkruar se Thaçi ka cituar një thënie popullore por me një ndryshim të vogël.

“Thënia së cilës iu referua pjesërisht Thaçi thotë: “pa kaluar mbi trupin tim të vdekur…”, siç duket Thaçi e paska pasur fjalën se “pa kaluar mbi trupin e tij të gjallë nuk ndryshohen kufijtë e Kosovës”. Po del se kufijtë prapë qenkan në rrezik, sepse mbi një trup të shtrirë e të përkulur, sikur ai i Thaçit, kalon shumëçka”, ka shkruar Selimi në postimin e tij në facebook.

https://kallxo.com/zotohet-thaci-pa-shkelur-mbi-trupin-tim-ndarja-e-kosoves-nuk-ndodh/

.