Resul Sinani Aderon në Nismën Socialdemokrate

Moderatori i Radio Televizionit të Kosovës, Resul Sinani ka njoftuar se do të fillojë karrierë politike në partinë Nisma Socialdemokrate.

Sinani që ka qenë moderator i lajmeve në televizionin publik për 17 vite ka vendosur të largohet nga puna në media.

Ai përmes një statusi në Facebook njoftoi njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e RTK-së.

“PO, nuk do të jem më në RTK dhe këtu e përfundoj udhëtimin tim në media pas gati 19 vjetësh. PO, do të jem i nderuar dhe krenar që do të bëhem pjesë e POLITIKËS përmes partisë NISMA Socialdemokrate”, shkroi Sinani

Ai tha se arsyeja për përfshirjen në politikë është besimi i tij se me miqtë  e tij politikanë do të ti shërbejnë vendit për të mirë.

“Për vendimin tim, e di që e kam mirëkuptimin e të gjithë atyre duhet, prandaj i falenderoj, sepse ai mirëkuptim është motiv dhe shtytje në rrugëtimin e ri. Prandaj shumë faleminderit!Puna e gjatë në media më ka mundësuar që të kem shumë miq nga skena politike, nga të gjitha partitë politike, me të cilët besoj që do të bëjmë më të mirën për t’i shërbyer vendit”, vazhdoi ai.

Ai po ashtu theksoi se përveç politikës, se do të vazhdoj të jetë pjesë e Kolegjit AAB, si profesor i lendëve të Komunikimit dhe Gazetarisë