Resul Sinani aderon në AAK

Ish anëtari i Nismës, Resul Sinani, ka aderuar në partinë e Ramush Haradinajt, AAK.

Këtë e ka bërë të ditur, Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Haradinaj e ka cilësuar Sinanin si një figurë e dëshmuar publike dhe intelektual.

“Një figurë e dëshmuar publike, aktiv në fushën e medias, profesori i gazetarisë dhe intelektuali Resul Sinani, nga sot angazhimin e tij politik do ta vazhdojë së bashku me Aleancën. Mirënjohës që ka besuar në vizionin e AAK-së, për jetësimin e synimit për Kosovën 100% shtet”, ka shkruar Haradinaj.

Sinani  ishte larguar nga Nisma Socialdemokrate në prill të këtij viti.

Ai për shumë vite ishte moderator i lajmeve në RTK ndërsa tani është ligjërues i komunikimit në një kolegj privat.

Resul Sinani largohet nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt