Punimet në Autostradën Prishtinë- Shkup

Rënie e Shpenzimeve Kapitale

Në nëntë muajt e parë të 2015-ës për investime kapitale u shpenzuan212.79 milionë euro, ose 4 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të 2014-ës.

Kjo e dhënë del nga raportet e pasqyrave financiare të Ministrisë së Financave.

Nga këto raporte shihet se sa ishin investimet kapitale në vitet e kaluara.

Në vitin 2014 për investime kapitale ishte shpenzuar 412,920 milionë euro që janë shumë më shumë se në nëntë muajt e parë të 2015-ës, por dukshëm më pak investime se në 2013-ën.

Në vitin 2013 investimet kapitale kapën vlerën e 534, 690 milionë euro. Ato ishin më të larta për 23 për qind në raport me vitin 2014.

Untitled

Arsyeja pse në vitin 2014 ranë investimet kapitale, duhet kërkuar te rritja prej 25 për qind të pagave të nëpunësve publikë. 2014-ta ishte edhe vit i zgjedhjeve në Kosovë, ndërsa gjatë tij ishte marrë vendim që të kursehen 15 për qind të mjeteve në kategorinë mallra e shërbime.

Por më së shumti mjete për investime kapitale sipas Ministrisë së Financave u shpenzuan në vitin 2012- 554.813 milionë euro.

Nga viti 2009 deri në vitin 2012 niveli i investimeve kapitale ka qenë kryesisht në rritje. Por këto vite karakterizohen edhe me zgjedhje, ku në vitin 2009 ishin zgjedhjet komunale, zgjedhjet e përgjithshme 2010 dhe prapë zgjedhjet komunale në vitin 2013.

Shpenzimet kapitale për viti 2015 rezulton të jenë më të ulëtat, edhe pse nuk është publikuar raporti vjetor financiar për këtë vit.

Në shpenzime kapitale bëjnë pjesë: tokat, ndërtesat, ndërtimi i rrugëve, të drejtat materiale dhe jomateriale etj.

[interaction id=”56eb164cd34d2f9b2e34f293″]