‘ReMusica’, sonte nata e pestë

Sot në mbrëmje në ora 18:00, në kuadër të festivalit ‘ReMusica’, do të mbahet master-kursi me studentët e Konservatorit Mbretëror të Monsit në Belgjikë dhe atyre të Degës së Artit Muzikor të UP -së në Prishtinë.

Ky aktivitet në të cilin do të interpretohen vepra të ndryshme, mbahet në kuadër të skenës së re të festivalit dhe vjen si rezultat i bashkëpunimeve të realizuara nga festivali “ReMuscia” dhe emrave të njohur të muzikës evropiane.

Ndërkaq në mbrëmje, në ora 20:00 do të jetë nata akusmatike, që edhe këtë vit synon promovimin e muzikës akusmatike dhe botës tingullore të saj.

Koncerti i muzikës akusmatike në oktofoni dhe video-performancë, e sjellë kompozitori, sound – designer dhe videografi, Clement Parmentier, nga Belgjika përmes 8 altoparlantëve dhe specializimin e veprave të cilat eksplorojnë strukturat dhe shtresat tingullore.

Të dy këto aktivitete mbahen në Bibliotekën Universitare të Kosovës.