Rektori Marjan Dema - Foto: KALLXO.com

Rektori Dema: E paçim përjetë Kosovën dhe ushtrinë e saj!

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema u ka uruar studentëve, personelit të UP-së dhe qytetarëve të Kosovës themelimin e ushtrisë së Republikës së Kosovës.

Dema ka thënë se sot është realizuar hapi më i madh në ndërtimin e shtetit të Kosovës, i cili do të jetë garanci për ruajtjen e identitetit shtetëror dhe vlerave qytetare e kulturore të republikës.

“Përkulje dhe nderim të pafund ndaj veprës së heronjve që dhanë jetën dhe ndaj gjithë atyre që kontribuuan për Kosovën, shtet të pavarur e demokratik. Mirënjohje e përjetshme miqve që nuk na lanë vetëm në këtë rrugëtim kaq të vështirë!”, ka thënë rektori Dema.