Foto: Ilustrim

Rekord Turistësh në Botë më 2015

Pavarësisht kërcënimeve terroriste, në botë më 2015 është regjistruar një numër rekord i turistëve.

Siç ka njoftuar sot Organizata Botërore e Turizmit (OBT), vitin e kaluar numri i turistëve është për 4,4% më i lartë në raport me vitin paraprak.

Rritje të numrit të turistëve ndërkombëtarë ka pasur në Evropë (+5%), në Azi-Paqësor (+5%) dhe në kontinentin amerikan (+5%).

Ndërsa, numri i turistëve ka rënë për 8% në Afrikën Veriore, ku vende si Tunizia janë përballur me atentate në qendra turistike, thekson një komunikatë e OBT-së, raporton AFP.