Blerim Reka. Foto: Kallxo.com
Reka: Qytetarët janë në unison me konceptim tim për republikën
17.4.2019 - 23:20
Kandidati shqiptar për president të Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, ka thënë se nga fushata ka kuptuar që qytetarët janë në harmoni me konceptin e tij.
Ai ka folur të mërkurën në “RTK”.
“Mendoj fushata i ka kaluar pritshmëritë e mia. E kuptova se të gjithë qytetarët janë në unison me konceptim tim për Republikën. Ajo që i mungonte shtetit ishte sundimi i ligjit. Qytetarët janë të lodhur nga një tranzicion i papërfunduar dhe ata dëshirojnë prova që shteti duhet të funksionojë si vend i BE-së”, ka thënë Reka.
“Do te jetë një garë jo e lehtë, kandidaturën time e përkrahin vetëm dy subjekte, është një garë e pabarabartë”, shtoi Blerim Reka.
Ai ka thënë se është i bindur që do të ketë vota edhe jashtë korpusit elektoral shqiptar./RTK