Blerim Reka. Foto: TV21/Youtube

Reka mbledh nënshkrimet e nevojshme për t`i hyrë garës për president

Kandidati i pavarur për president të shtetit të Maqedonisë së Veriut, por i përkrahur nga partitë opozitare, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, siç njoftojnë nga shtabi qendror i kandidatit për president, se në më pak se 15 orë profesori Blerim Reka ka grumbulluar 11 mijë firma.

Me këtë, kandidaturën e tij për president, Reka e shpall zyrtarisht.

‘’Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, z.Reka e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11 mijë nënshkrimeve, mbështetje e fuqishme të kandidaturës së tij. Falemnderojm strukturat e partive politike, Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve. Poashtu faleminderojm të gjithë qytetarët për mbështetjen: guximin e gjejmë në përkushtimin tuaj’’, është bërë e ditur në komunikatën e Shtabit Qëndror të Kandidatit për President, Blerim Reka.

Prof.Dr. Blerim Reka do të jetë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e radhës presidenciale.

Blerim Reka do të jetë kandidat i pavarur në këto zgjedhje. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut do të mbahet më 21 prill./21Media