Yagcilar e Harito në tryezën e diskutimit me shoqërinë civile.| Foto: KALLXO.com
Reforma në Administratë, Sot Mbahet Takimi Ndërministrorë
Ministri i Administratës Publike dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike, ministrit Mahir Yagcilar ka thirrur për sot takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.
Në këtë takim do të bëhet prezantimi dhe aprovimi i treguesve të Kontratës për Mbështetjen Buxhetore Sektoriale nga BE-së për reformën e administratës publike në Kosovë.
Po ashtu do të diskutohet zbatimi i obligimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në kuadër të Agjendës për Reforma Evropiane, zotimi për zbatimin e rekomandimeve të dala nga analiza cilësore e agjencive të pavarura dhe agjencive të pavarura rregullatorë, etj.
Gjatë takimit pritet të nenshkruhet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Kuvendit dhe Qeverisë.
Edhe plani i veprimit për racionalizimin e agjencive të pavarura dhe organeve qendrore në kuadër të Qeverisë do të jetë në agjendë të këtij takimi.