Reçica: Presidenti të Jetë në Krye të Ekipit të Unitetit

Në konferencën për rolin e Kuvendit në Dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel, deputeti i PDK-së Elmi Reçica kërkoi krinjimin e ekipit të unitetit dhje drejtimin e tij prej Presidentit.

Kemi diskutuar që dialogu ka ngecur dhe kem kërkuar që te bëhet një riformatim dhe ky riformatim kërkon domosdo konsensus. Duhet të krijohet një ekip i unitetit. mendoj që presidenti duhet të jete në krye të ekipit të unitetit”, tha Reçica.

Idenë e ekipit të unitetit për dialogun e shfaqi më parë vetë Presidenti Thaçi.

Reçica deklaroi më tutje se “dialogu do të përfundojë me njohje të ndërsjelltë” mes Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë Reçica përmendi pengesat që Serbia po i bën Kosovës.

“Ka obstruksione, si UNESCO, është e palogjikshme dhe jonormale po ne e njohin Serbinë qe 100 vjet, nuk ka naj lëvizje esenciale nga ajo”, tha Reçica.

Kosova nuk aplikoi sivjet për pranim në UNESCO, ndërsa vitin e kaluar dështoi për tri vota të pranohej në këtë organizatë.

Reçica kërkoi edhe dialog të brendshëm për dialogun, ashtu siç është paralajmëruar të ndodhë edhe në Serbi.