Ministri i MPMS-së, Skender Reçica - Foto: Facebook

Reçica: Me ligjin për inspektoratin luftohet punësimi jo formal

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se projektligji për Inspektoratin e Punës ka për qëllim reformimin e inspektoratit.

“Ky projektligj ka për qëllim reformimin e inspektoratit të punës. Përmes këtij projektligji synohet fuqizimi dhe reformimi mbikëqyrja më e mirë e tyre dhe rritja e llogaridhënies. Ky organi do të ketë si prioritet luftimin e punësimit joformal. Projektligji përmend rregullimi i statusit mandatit si dhe detyrat, Parandalimin e konflitit të interesit. Do t’i nënshtrohen provimit, të aftësimit profesional për herë të parë”, tha Reçica.

Deputetja Flora Brovina falënderoi ministrin për shtimin e kuadrove në Ministrinë e Punës. “Falenderojmë ministrinë që e plotësoj një kërkesë të kahershme që të i kushtohet një vëmendje e vecant këtij sektori. Para disa ditësh ne kishim në takim edhe kryeinspektorin dhe ia shprehem e dëgjuam për kushtet dhe rrethanat, falënderoj për shtim të kuadros për shkak që po ka numër të vogël të kontrollave per shkak të mungesës së kuadrove”, tha Brovina.

Besa Baftiu, deputete e PSD-së, ka thënë se nuk mund të rritet numri i inspektorëve kur nuk ka buxhet.

“Ky ligj ka qene i domosdoshëm pasi për rregullimin më të mirë të inspektorateve qeverisë i është dashur të shiqoj edhe vendeve të rajonit se si e kanë të rregulluar këtë sektor. Në Kosovë s’ka akt juridik që përcakton numrin dhe llojet e inspektorateve dhe secili nga inspektorat e ka llojin e vet të organizimit. Nuk ka ndonjë organ që mbikëqyr punën e tyre. Në Kosovë ka 20 lloje të inspektorateve. Si do të rritet numri i inspektorëve pa buxhet, deri më tani nuk kemi pasur numrin e rritjes së inspektoreve. Në Kosovë ka më shumë zv ministra se sa që ka inspektor. Sot në Kosovë kushtet e punës kanë sjell edhe humbjen e jetëve të njerëzve”, ka thënë Baftiu.